Telegrafi

Lëvizja e Fred ndaj Savic në ndeshjen United-Atletico që vlen të rishikohet

(Foto: Screenshot/Twitter)

Manchester Unitedi pati më shumë nga loja në fraksionin e parë të ndeshjes kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Mirëpo, ishin Los Rojiblancos ata që i mbyllën 45 minutat e parë me një gol epërsi falë realizimit nga Renan Lodi (41’).

Porse krahu i majtë i Djajve të Kuq u përpoq në disa raste që të dhuronte spektakël me Alex Telles, Fred dhe Jadon Sancho.

Një prej çasteve të bukura ishte lëvizja e Fred kundrejt mbrojtësit malazez, Stefan Savic, duke e kaluar me prekje me thembër.

Lexo po ashtu Atletico Madridi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Man Utd, vendos një gol i Lodit

Për fatin e tij jo të mirë, topi nuk arriti te Cristiano Ronaldo që e priste në qendër të zonës, pasi do të ishte një asistim i mrekullueshëm. /Telegrafi/