Ferrari po tenton të befasojë të gjithë në Formula 1, duke marrë pilotin e Mercedes dhe kampionin në fuqi, Lewis Hamilton.
Kampioni britanik e dominoi vitin që lamë pas në garën e makina, derisa tani duket se është shumë afër të bëhet pilot i markës së famshme botërore.
Në media është duke u raportuar se Mercedes po e planifikon largimin nga Fomula 1 dhe kjo do të ishte mundësi e artë për rivalin e tyre që ta marrë Hamiltonin.
Shefi ekzekutiv i Ferrari, Louis Carey Camilleri tha për media se Hamilton ka pasur “biseda” me kryetarin John Elkann.
“Është plotësisht e parakohshme – ne do t’i shikojmë opsionet tona në kohën e duhur dhe do të shohim se cila është më së miri”, ka thënë ai.
⚠️ Lewis Hamilton has a warning for his rivals…
He's ready to race towards No.7 🏆#F1
— Formula 1 (@F1) January 17, 2020
Kjo marrëveshje mund të realizohet në vitin 2021, derisa bisedimet mes të dyja palëve po vazhdojnë dhe gjërat janë në rrugën e duhur.
Hamilton aktualisht ka gjashtë tituj botëror në sportin që ka shumë adhurues, e që është vetëm një titull larg legjendës Michael Schumacher.
Formula 1 do të rikthehet sërish në marsin e vitit 2020, me një sezon të ri, ku priten ndryshime të shumta. /Telegrafi/