Site icon Telegrafi

Lëvizja Demokratike: Besa Ademi nuk ra nën presionin e BDI-së, prandaj tentojnë ta shkarkojnë

Lëvizja Demokratike ka reaguar në lidhje me iniciativën e ngritur për shkarkimin e kryetares së Gjykatës së Lartë, Besa Ademi.

Lexo po ashtu Besa Ademi: Rezultati i procedurës për shkarkimin tim do të përcaktojë të ardhmen e gjyqësorit në RMV

“Sot Këshilli gjyqësor merr në pyetje kryetaren e Gjykatës së Lartë, zonjën e nderuar Besa Ademi, me qëllim që ta shkarkoj atë. Pyesim publikisht: “Me këto veprime, a po bëhet Këshilli gjyqësor Degë partiake e Bashkimit Demokratik për Integrim?!”.

Të rikujtojmë, faji i vetëm i Besa Ademi është që nuk rra në presion të BDI-së për ta falë dhe kthyer Nikolla Gruevskin në Maqedoni si hero.

Domethënë, ata të cilët ja hapen korridorin Gruevskit për të ik në Budapest, po të njejtit deshën t’ia mundësojnë që për interesa të tyre ta kthejnë si hero.

Paramendoni i njejti Këshill gjyqësor skajshmërisht nën ndikim të qarqeve të caktuara politike “dënoi” ose më mirë thënë shpërbleu gjykatësin Enver Bexheti me vetëm 30% të rrogës atëherë kur ai fali Sasho Mijallkovin, ndërsa tani Besa Ademit dëshirojnë t’i hakmerren dhe shkarkojnë vetëm sepse nuk dëgjoi direktivat e tyre për ta kthyer Gruevskin.

Rikujtojmë, zonja Besa Ademi më herët ishte cak i sulmeve të paprecedenta të portaleve nën direktiva të Përparim Bajramit dhe Artan Grubit, të cilat funksionojnë në katin e 6 në zyrat e Artan Grubit”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Demokratike./Telegrafi/

Exit mobile version