Site icon Telegrafi

Lëvizja BESA: Vizita e Nuland në Maqedoni është e rëndësishme

Në një njoftim të Lëvitjes BESA drejtuar Telegrafit Maqedoni, thuhet se „ardhja e ndihmës-sekretares së Departamentit të SHBA-ve, Victoria Nuland, në Maqedoni për Lëvizjen BESA përbën lajmin më të rëndësishëm për zgjidhen e mundshme të krizës në vend.“

Në njoftimin e kësaj lëvizje, mes tjerash thuhet:

„Derisa Maqedonia po e vuan këtë krizë për shkak të politikanëve të papërgjegjshëm, vetëm zyrtarët amerikanë të këtij niveli mund të japin impulsin e duhur për tejkalimin e këtij ngërçi.

Për Lëvizjen BESA mesazh i rëndësishëm ishte edhe mbështetja që zyrtarja e lartë e SHBA-ve e shfaqi për Prokurorinë Speciale Publike, me çka edhe ne e rikonfirmuam qëndrimin tonë se kjo prokurori mund të jetë institucioni i vetëm që mund të ndihmojë në zgjidhjen e krizës. Gjithashtu në këtë mënyrë u dëshmua edhe qëndrimi se tejkalimi i kësaj krize para së gjithash duhet të realizohet me mjete juridike para se të vijnë në shprehje mjetet politike: pa marrë epilog juridik rastet e ngritura dhe ato që janë nën hetime nga PSP-ja, nuk mund të pritet që kjo krizë të marrë rrugëzgjidhje përmes zgjedhjeve ose marrëveshjeve që partitë pjesëmarrëse në bisedime nuk kanë gatishmëri t’i implementojnë.

Prandaj BESA e përshëndet vizitën e ndihmës-sekretares Nuland në Shkup dhe, përveç falënderimit për kujdesin që shfaq diplomacia amerikane për vendin tonë, është mirënjohëse edhe për faktin se – në kohën kur çifti OBRM-BDI shfaqin prirje drejt agjendave lindore, prania e saj në Shkup lë për të kuptuar se megjithatë SHBA-të vijojnë ta mbështesin kursin euro-atlantik të Maqedonisë.“/Telegrafi/

Exit mobile version