Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Urojmë që Ilir Meta ta mbështesë çështjen shqiptare në Maqedoni

Lëvizja Besa përmes një komunikate për Telegrafi Maqedoni, ka uruar Ilir Metën në punën e tij si kryetar i Republikës së Shqipërisë.

”Me rastin e marrjes së detyrës të Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i uroj qytetarët e Shqipërisë dhe shpresoj që Kryetari i ri t’i përfaqësojë denjësisht të gjithë qytetarët dhe të reflektojë pozitivisht në tejkalimin e sfidave të ardhshme që e presin Shqipërinë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Lexo po ashtu Ilir Meta është betuar si president i Republikës së Shqipërisë, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ndërsa në raport me shqiptarët e Maqedonisë Lëvizja Besa thotë që ky institucion ta mbështesë çështjen shqiptare në Maqedoni, por edhe të ndërtojë relacione korrekte dhe të mira me të gjitha subjektet politike shqiptare në vend.

Përndryshe sot Ilir Meta është betuar si president i Republikës së Shqipërisë, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version