Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Do t’i japim nënshkrimet për të formuar qeverinë e re

Faton Fazliu nga Lëvizja Besa thotë se janë të gatshëm që t’i japin nënshkrimet e deputetëve të tyre për LSDM-në, që Zaev ta marrë mandatin nga Ivanov dhe të fillojë ta formojë qeverinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fazliu i pyetur nga Nova TV, Fazliu tha se do t’i japin nënshkrimet, por për pjesëmarrje në qeveri kanë 20 ditë shtesë për të vendosur.

Ndërsa për atë se a kanë marrë pjesë në bisedimet për Ligjin e gjuhës shqipte, ai tha se nuk janë informuar nga askush për këtë temë.

“Për ligjin e gjuhës shqipe ne nuk jemi të informuar nga askush deri tani, ne ishim të kyçur vetëm në bisedimet që ndodhën në Tiranë dhe thamë qartë se nuk do të ulemi në një tavolinë me Ali Ahmetin në Shkup dhe me këtë garniturë të BDI-së”, deklaroi Fazliu./Telegrafi/

Exit mobile version