Pas alarmimit nga Telegrafi Maqedoni, për ndotjen e ujit në Tetovë, ka reaguar Lëvizja BESA, duke deklaron se: „përveç me ajër, tetovarët po helmohen edhe me ujë.”
Kjo lëvizje, mes tjerash thotë: „Duke vlerësuar se uji është përtej betejave politike, Lëvizja BESA reagon në mënyrën më të ashpër që mundet, duke pyetur se a vërtet e keni vendosur ta vrisni këtë popullatë, duke helmuar jo vetëm me ajër, por edhe me ujë? Sa për informacion, si pasojë e kësaj katandie që po i ndodhë qytetit të Tetovës, spitalet po mbushen nga banorë të Tetovës, që ankohen nga sëmundje infektive.
Për këtë arsye i bëjmë apel kryetares së Komunës që për një çast t’i lë anash dëfrimet e ahengjet dhe të merret një çikë edhe çështjet kryesore e jetësore të këtyre banorëve. Dhe, le ta dijë ajo se ne nuk do të ndalemi në alarmimin dhe luftimin e këtyre dukurive negative derisa të përfundojnë ato ose të përfundojë pushteti i kësaj partie në Tetovë.”/Telegrafi/