Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Të përgjysmohet ose të hiqet përkohësisht akciza e naftës

Lëvizja Besa ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve të derivateve të naftës, nga ku kërkojnë që të bëhet intervenim i menjëhershëm në drejtim të uljes së çmimit të akcizës së derivateve.

“Kriza e rritjes enorme të çmimeve veçanërisht të derivateve të naftës po godet në mënyrë të drejtpërdrejte bizneset e mesme dhe klasën e mesme dhe të varfër të shoqërisë dhe ky është vetëm fillimi pasojat katastrofike do të ndjehen edhe më shumë me kalimin e kohës.
Ndërkohë që funksionarët LSDM-BDI çdo ditë aktrojnë se po përpiqen të bëjnë diçka ndërkohë e kanë rënduar edhe më shumë situatën, kriza po thellohet dhe qytetarët e kanë të pamundur ta përballojnë.

Është e nevojshme intervenim i menjëhershëm në drejtim të uljes së përqindjes së akcizës së derivateve të naftës ose eliminim të tërësishëm të saj deri sa të tejkalohet kjo situatë tejet e rëndë ekonomike, nëse nuk intervenohet me kohë do të vazhdohet rritja e çmimeve edhe i produkteve dhe shërbimeve tjera nga efekti zinxhirë”, thonë nga Lëvizja Besa.

Kujtojmë se dje KRRE ka rritur çmimin e dizelit për 10 denarë, ndërsa të benzinës për gjysmë denari./Telegrafi/

Exit mobile version