Site icon Telegrafi

Lëvizja BESA: Të mos pengohet procedura për anëtarin e KSHZ-së

Lëvizja Besa kërkon që procedura për zgjedhjen e anëtarit të ri të KSHZ-së të mos vonohet më shumë dhe të shpallet konkursi.

Ata vlerësojnë se kreu i Kuvendit dëshiron qëllimisht të pengojë procesin, dhe më këtë edhe efikasitetin e institucionit të zgjedhjeve.

Pozita e një anëtari në KSHZ tashmë i takon opozitës shqiptare, pasi Aleanca u bë pjesë e qeverisë.

“Ne vlerësojmë se kryetari i Kuvendit duke u udhëhequr nga bindjet e tija politike dëshiron që të minojë procesin zgjedhor dhe dëshiron që të ulë efikasitetin dhe veprimin efektiv dhe efikas të KSHZ-së i cili është një organ qendror mjaft i rëndësishëm për zbatimin e zgjedhjeve, fer, të lira dhe demokratike. Ne në radhë të parë do të presim që të ndërmarrë veprim konkret kryetari i Kuvendit, do të presim propozim-listën nga ana e komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe më pas në kuadër të opozitës dhe diskutimeve që do të bëhen te opozita do të paraqesim edhe emrin konkret”, tha Fatmir Sabriu, Besa.

Exit mobile version