Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Do të jemi të përmbajtur për zëvendësministrat e Qeverisë Zaev

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja Besa rikonfirmon qëndrimin e saj se do të mbetet opozitë konstruktive.

Kjo parti politike thotë se nuk ishin kundër Qeverisë, por se e kanë ruajtur, siç thonë, ”drejtën tonë demokratike që të jemi të përmbajtur, duke dhënë kështu mesazhin se dëshirojmë të shohim suksese të kësaj qeverie”.

Besa konsideron se ka të drejtë që nuk e ka mbështetur Qeverinë e Zaevit, ndërkaq sqaron se nuk do të jetë pjesë e debatit për zëvendësministrat, duke dashur që procedura të kryhet sa më shpejtë.

Lëvizja Besa thotë se do të jetë e përmbajtur./Telegrafi/

Exit mobile version