Deputetët e Lëvizjes Besa edhe pse e përkrahën nevojën e sjelljes së ligjit për përdorimin e gjuhëve, kanë vërejtje lidhur me atë se si ky propozim-ligj do të rregullojë këtë çështje.
Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, sot paralajmëroi se do të dorëzojnë disa amendamente për tekstin e ligjit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me këtë propozim-ligj nuk zyrtarizohet gjuha shqipe si gjuhë e dytë zyrtare, por vetëm nënkupton avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore”, tha Zendeli.
Besa do të parashtrojë amendamente për ato nene në propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve që kanë të bëjnë me atë që, siç tha Zendeli, gjuha shqipe të bëhet gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni./Telegrafi/