Kandidati i LSDM-së për Bashkinë e Shkupit, Petre Shilegov theksoi se sot ka pasur takim me sekretarin e Përgjtishëm të Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha.
“Më vjen mirë që ai dhe partia e tij njohin përparimin që Shkupi e bëri gjatë katër viteve dhe më japin mbështetje në rrethin e dytë. Bashkimi rritet dhe blloku ynë vazhdimisht zgjerohet. Shkojmë për fitore, fitore për qytetet të barabartë për të gjithë”, tha Shilegov.
Ai shtoi se Shkupi për katër vite ka pasur ndryshime të plota dhe nga qytet ku kishte ndarje, Shkupi është shndëruar në qytet me një tregim ndryshe.
“Shkupi investon çdo pjesë të qytetit me qëllim që banorët të kenë qasje të barabartë në infrastrukturë cilësore dhe moderne. Në katër vitet e ardhshme do të vazhdojmë bashkërisht për Shkup modern dhe evropian”, u shpreh Shilegov./Telegrafi/