Telegrafi

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në fjalë pret që para zgjedhjeve lokale, anëtari i tyre të ulet në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, procedura ka filluar para tre muajve dhe nëse nuk përfundon para zgjedhjeve lokale, të gjitha vendimet do të kundërshtohen.

‘Neve na ka ra të kemi anëtar në KSHZ. Kjo është detyrë ligjore, nuk është patjetër të ketë marrëveshje ndërpartiake, duhet vetëm të zbatohet ligji. Prandaj kemi kërkuar interpretim autentik të Ligjit zgjedhor. Tani duhet Kuvendi, komisioni i ekzekutivi-ligjor ta zbatojë detyrimin. Vlerësoj se ka kohë para zgjedhjeve, procedurën e kemi filluar para tre muajve. Kuvendi duhej më ta përfundojë këtë sepse bëhet fjalë për respektim të ligjit’, tha Zendeli.

Përndryshe, përbërja e KSHZ-së ka nëntë anëtar, tre të pavarur, tre të propozuar nga qeveria, tre nga opozita. Përfaqësuesi i Besa praktikisht do të ulet në vendin e Bedredin Ibraimit, i deleguar nga PDSH si parti opozitare. /Telegrafi/