Lëvizja Besa ka reaguar në lidhje me kushtet e këqija të shkollës fillore ”Liria” në Tetovë duke thënë se kjo shkollë është lënë në mëshirë të fatit, thuhet në shkresën e dërguar deri tek Telegrafi Maqedoni.
”Lëvizja Besa përkrah kërkesat e nxënësve shqiptar për kushte minimale për arsim fillor, dhe dënon ashpër këtë degradim që po i bëhet arsimit shqip nga ana e BDI-së, e përfaqësuar me ministër arsimi dhe kryetare komune po nga kjo parti. Levizja Besa qëllim parësor e ka të ardhmen e fëmijëve tanë, e cila kurrë më nuk duhet të lihet në duart e atyre që ua rrezikojnë jo vetëm perspektivën, por edhe jetën. Kur Lëvizjes Besa do t’i besohet edhe legjitimiteti lokal në Tetovë, nxënësit shqiptar nuk do kenë kushte të mjerushme, por arsimit shqip do t’i kushtohet rëndësi e veçantë, me të vetmin qëllim – arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj në shkolla moderne dhe kuadro cilësore.” shkruajnë nga Besa./Telegrafi/