Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Shëndetësia në Maqedoni me sëmundje kronike

Lëvizja Besa përmes një kumtese për media me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit thekson se sistemi shëndetësor në vend është me sëmundje kronike. Nga kjo parti theksojnë se është shokuese shkalla e vekjes së foshnjeve.

“Mungesa e barnave të nevojshme për pacientët kronikë, madje prezenca e barnave të falsifikuara, që sipas disa hulumtimeve dyshohet të jenë afër 40% nga barnat e importuara, por edhe kushtet e mjerueshme infrastrukturore në spitalet tona, si edhe pritjet e gjata me muaj të tërë nga pacientët për të marrë një shërbim shëndetësor, dëshmojnë se shëndetësia në Maqedoni vazhdon të jetë jocilësore dhe joefektive, madje lirisht mund të konstatojmë se ajo gjendet në një fazë kritike e kronike”, thonë nga Lëvizja Besa.

Ata më tej shtojnë se për shkak të kushteve të pafavorshme për punë, shqetësim më vete mbetet edhe largimi i mjekëve nga vendi, që është trend në rritje, gjë që edhe më shumë e dobëson sistemin publik shëndetësor dhe e bën edhe më të pasigurt shëndetin e qytetarëve.

Exit mobile version