Përmes një reagimi dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja BESA konsideron se me rishikimin e buxhetit, diskriminohen hapur komunat shqiptare në Maqedoni, e sidomos komuna e Tetovës.
Sipas kësaj lëvizje, rishikimi i buxhetit prek komunën e Tetovës në sferën e arsimit, ku nuk janë paraparë mjete të mjaftueshme për ndërtimin dhe rinovimin e shkollave fillore dhe të mesme. Më tej, rishikimi i buxhetit prek komunën e Tetovës edhe në sferën e infrastrukturës, kulturës, turizmit./Telegrafi/