Site icon Telegrafi

Lëvizja BESA reagon për papunësinë në Maqedoni

Lëvizja BESA reagon ndaj diskriminimit ekonomik të shqiptarëve në Maqedoni. Në komunikatën dërguar Telegrafi Maqedoni, thuhet: „në kohën kur gjithë vëmendja në Maqedonis është përqendruar në problemet politike, sikur është harruar fakti se problem jo më pak i madh në Maqedoni është papunësia, që është 24.6% dhe vazhdon të jetë problemi kryesor i qytetarëve. Aq më shumë kjo gjendje është alarmante në vendbanimet shqiptare.“

Lëvizja BESA mes tjerash thotë:

„në regjionin lindor papunësia është 17.5%, në regjionin juglindor është 16.7%, në regjionin e Pellagonisë është 21.1% (të gjithë këto janë zona me shumicë maqedonase), ndërsa në zonat shqiptare shifrat janë alarmante – në rajonin jugperëndimor është 34%, në rajonin e Pollogut është 30%, kurse në rajonin verilindor, ku bie Likova, papunësia arrin deri në 43.2%.

Duke synuar barazinë në të gjithë fushat, pra edhe në zhvillimin e barabartë regjional ekonomik, Lëvizja Besa e pyet BDI-ne se pse lejon të bëhet ky diskriminim i madh ndaj shqiptarëve dhe për çfarë i duhen shqiptaret kësaj garniture qeveritare – vetëm që të paguajnë tatime dhe kontribute të ndryshme ndaj shtetit apo i duhen BDI-së që t’i detyrojë ta votojnë?

Nëse të gjithë paguajmë kontribute njësoj, edhe kemi të drejtë edhe të kemi mirëqenie të njëjtë.“/Telegrafi/

Exit mobile version