Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa reagon ndaj djegies së flamurit shqiptar në Shkup

Për Lëvizjen Besa, “djegia e flamurit kombëtar shqiptar në protestat në Shkup është edhe një dëshmi se një pjesë e popullatës maqedonase për çdo gjë që ata e kanë problem edhe brenda vetes por edhe me fqinjët e tjerë vrerrin dhe urrejtjen e shprehin kundër shqiptarëve.

Dënojmë këtë akt të turpshëm dhe vandal të një grupi që në emër të protestave po mbjell urrejtjen ndër etnike në Maqedoni.

Kërkojmë urgjentisht nga partitë politike maqedonase të distancohen dhe ta dënojnë këtë akt vandal dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët e kësaj vepre pasi që kanë ofenduar ndjenjat e shqiptarëve dhe njëherit kanë provokuar tensione ndëretnike në vend.

Rikujtojmë protestuesit dhe gjithë klasën politike maqedonase se ne shqiptarët jemi tolerant dhe kuptojmë kompleksitetin e negociatave për çështjen e emrit, por në asnjë mënyrë nuk do lejojmë nëpërkëmbjen e dinjitetit tonë dhe që për probleme që kanë të bëjnë me identitetin e maqedonasve të keqpërdoren për prishjen e marrëdhënieve edhe ashtu te brishta ndëretnike në vend”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/

Lexo po ashtu Publikohen pamje të djegies së flamurit kombëtar shqiptar në Shkup (Video)
Exit mobile version