Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Qeveria po e fundos “Titanikun” për të shpëtuar krimin dhe korrupsionin

Nga Lëvizja Besa thuhet edhe një lëndë penale po vjetërsohet, edhe për një vepër penale lirohet nga aktakuza dhe ndjekja penale Sasho Mijallkov e gjithë kjo ndryshimim i Kodit Penal është bërë që pushteti aktual i udhëhequr nga LSDM dhe BDI duke keqpërdorur flamurin evropian kinse po bëjnë harmonizimin e legjislacionit të brendshëm me direktivat e BE-së.

“Paralajmërimet e Lëvizja Besa dhe opozitës shqiptare çdo ditë e më shumë vetëm se vërtetohen. Atëher kur ne thonim se ndryshimet e KODIT PENAL bëhen me qëllim amnestimin dhe vjetërsimin e veprave penale të kriminelëve të cilët keqpërdoren pronën publike, manipuluan me vullnetin e qytetarit dhe përvetësuan çdo gjë çka i takonte qytetarit, përfaqësues të pushtetit po tentonin të na mbushin mendjen se ndryshimi i kodit penal bëhet me qëllim të harmonizimit të tij me direktivat dhe legjislacionin e Bashkimit Europian. Se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtet flet edhe vetë raporti i Komisonit Europian dhe përfaqësues të BE-së të cilët në mënyrë të qartë deklaruan se me miratimin e ndryshimeve të kodit penal është keqpërdorur flamuri evropian”, thuhet në dekaratën e Lëvizja Besa.

Ato thonë se me këto veprime këta që erdhën në pushtet duke deklaruar se ‘pa drejtësi nuk ka paqe’, ‘burg për kryesit e veprave penale’ dhe se do të vendosin numërues në qendër të Shkupit i cili do të numëroj paratë e vjedhura të cilat do të kthehen tek qytetari po e fundosin “Titanikun“ e drejtësisë për të shpëtuar krimin dhe korrupsionin. Përveç lirimit nga aktakuzat dhe ndjekja penale, qytetarët e këtij vendi, të gjithë ne, do të duhet që Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkovit, Mile Janakievskit, Gordana Jankullovskës dhe të tjerëve si ata t’u paguajnë dëmshpërblim për kohën që kanë kaluar në paraburgim për këto vepra penale ndjekja e të cilave po vjetërsohet si rrjedhojë e ndryshimeve të Kodit Penal. Andaj vlerësojmë se që të mundet të konsiderohet si i kompletuar misioni i kësaj qeverie, këtij pushteti nuk i ka ngelur asgjë tjetër përveç që të shpall personat e lartpërmendur si ‘heronj’dhe t’i dëmshpërblej ata.

“Mirëpo, pas goditjes që mori kjo qeveri nga Komisioni Evropian e cila me tone të ashpra ka reaguar ndaj keqpërdorimit të flamurit Evropian, do të pasojë goditja nga qytetarët të cilët me votën e tyre do ta dënojnë keq-qeverisjen e këtij pushteti dhe do të kërkojnë përgjegjësi. Nga frika e humbjes së pushtetit kjo qeveri për çdo ditë në emër të flamurit të BE-së, po liron nga akuzat zyrtarët të cilët kanë keqpërdorur paratë e taksapaguesve, duke dëshmuar se ata nuk punojnë për integrimin e vendit në BE, por po punojnë për të shpëtuar veten dhe krimin tyre” thuhet në dekarlatën e Lëvizjes Besa. /Telegrafi/

 

Exit mobile version