Lëvizja Besa përmes një komunikate në Telegrafi Maqedoni njofton realizimin e takimit të dytë me përfaqësuesit e Institutit Artifuture nga Sllovenia.
‘Temë e këtij takimi ishte projekti zhvillimor ‘Korab 2025′ në të cilin parashihen shumë projekte investuese zhvillimore nga fusha e turizmit dhe fusha tjera dhe që përfshinë rajonin nga Jazhinca deri në Ohër. Me këtë projekt edhe komunat shqiptare do të gjenerojnë zhvillim ekonomik që ndjeshëm do e përmirësojë standardin jetësorë të banorëve të tyre’, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/