Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot në një konferencë për shtyp, ka shpalosur emrat e drejtorëve të Departamentëve të cilët, sipas Kasamit, do të jenë monitorues të qeverisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Të nderuar përfaqësues të medieve, sot jam para jush për të prezantuar drejtorët e departamenteve të Lëvizjes BESA, të cilët do të jenë monitorues të vazhdueshëm të kësaj qeverie antishtetërore dhe antishqiptare, të cilët do të ofrojnë zgjidhjet më adekuate për të gjitha çështjet që i tangojnë shqiptarët e këtij vendi, por edhe qytetarët e tjerë, duke ofruar politika të drejta sociale, kulturore, arsimore, ekonomike etj.
Konsiderojmë se në këtë situatë vetëm profesionistë të dëshmuar, siç i kemi përzgjedhur në krye të departamenteve dhe pjesëtarët e tyre, mund ta realizojnë punën e tyre denjësisht. Andaj në kuadër të këtyre departamenteve do të funksionojnë edhe ekipe të specializuara që do të merren me hulumtime e analiza, të cilat më pas do të kanalizohen më zgjidhje konkrete dhe do të përfshihen në platformën e përgjithshme të BESËS “Ridefinimi”:
Këto do të jenë drejtorët e departamenteve në Lëvizjen BESA:
Afrim Murseli – Departamenti i Punëve të Brendshme, i diplomuar për mbrojtje dhe siguri
Ali Maksuti – Departamenti i Ekonomisë, doktor i shkencave të ekonomisë
Blerim Sejdiu – Departamenti i Drejtësisë, jurist me shumë përvojë në çështjet juridike
Faton Saiti – Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, i diplomuar për punë dhe politikë sociale
Rexhep Memedi – Departamenti i Shëndetësisë, specialist i pediatrisë në Klinikën e Shkupit
Hatije Etemi – Departamenti i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, profesoreshë dhe aktiviste e sektorit civil
Mesud Rushiti – Departamenti i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, ekspert i çështjeve bujqësore
Melinda Rashidi – Departamenti i Kulturës dhe Çështje Fetare, me profesion arsimtare, por me vokacion jeta kulturore
Ali Ismaili – Departamenti i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Shtetërore, ekspert në sferën e informatikës
Isak Tusha – Departamenti i Mbrojtjes, ushtarak i lartë i ish – UÇK-së
Besar Berisha – Departamenti i Qeverisjes Lokale, magjistër i shkencave ekonomike
Kastriot Rexhepi – Departamenti i Punëve të Jashtme, me shumë përvojë në diplomaci si asistent i shumë diplomatëve në vend
Lulzim Aliu – Departamenti i Arsimit, Shkencës, Rinisë dhe Sportit, doktor i shkencave filologjike dhe pedagog në universitetin e Shkupit
Selatin Jusufi – Departamenti i Transportit dhe Lidhjeve, njohës i mirë i rrethanave të kësaj sfere
Afrim Alili – Departamenti i Financave, doktor i shkencave të ekonomisë dhe pedagog në Universitetin e Tetovës. /Telegrafi/