Telegrafi

Lëvizja Besa: Përshëndesim vendimin e qeverisë për të zbatuar marrëveshjen me ne

Partia opozitare shqiptare Lëvizja Besa, përmes një kumtese për media e përshëndet vendimin e qeverisë për zbatimin e marrëveshjes me ta, rreth nënshtetësisë në dokumentet zyrtare të qytetarëve.

Nga Lëvizja Besa thonë se marrëveshja ka filluar të zbatohet me vonesë, ndërsa presin që edhe në të ardhmen qeveria të mbajë fjalën në lidhje me ndryshimet kushtetuese në pjesën e etnisë.

Lexo po ashtu Prej sot shtetësia nëpër certifikata do të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”

“Lëvizja Besa përshëndet vendimin e qeverisë e cila edhe pse me vonesë filloi me zbatimin e marrëveshjes me Lëvizjen Besa që ndodhi gjatë ndryshimeve kushtetuese ku grafa e shtetësisë në dokumentat në gjuhën shqipe nuk do jetë asocim me etnitetin maqedonas, por shtetësia do jetë Maqedonisë / qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

“Njëkohësisht inkurajojmë qeverinë që zbatimi i marrëveshjes mes tyre dhe Lëvizjes Besa mos të ndalet vetëm te çertifikatat e lindjes, vdekjes apo kurorzimeve, por me rritëm të njejtë të vazhdojnë në zbatimin e plotë të Marrëveshjes përfshirë këtu edhe në dokumentat personale, sidomos me vendosjen e grafës etnike në letërnjoftime”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/