Lëvizja Besa, krahu i Bilall Kasamit, kërkojnë që përpos administratorëve, në hierarki të ngriten edhe të punësuarit të cilët e kanë statusin e bashkëpunëtorit të ri.
Në kumtesën e këtij grupimi mes tjerash thuhet se “në kuadër të paralajmërimeve se përfundimisht do përfundon golgota e 958 të punësuarve në Administratën Publike që me vite të tëra po lihen në shtëpi duke mos ju mundësur punësimi aktive në institucionet shtetërore, Lëvizja Besa kërkon prej Ministrisë të Informatikës dhe Administratës Publike së bashku me sekretariatin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit që urgjentisht, të ngrejnë nivelin e përfaqësimit vertikal të shqiptarëve në institucionet shtetërore duke ju mundësuar atyre që kanë qenë të
punësuar aktive dhe kanë përvojë pune mbi 5 vjet, statusi i tyre nga bashkëpunëtor i ri të kalojë në nivele më të larta duke mundësuar kështu që këta 958 të punësuar të plotësojnë sadopak përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në nivel horizontal por edhe duke avancuar të punësuarit aktivë me çrast do ishte përmirësuar edhe prëfaqësimi në hierarkitë e ndryshme të Administratës Publike.
Lëvizja Besa, do mbështesë çdo reformë dhe avancim që ndodh në të mirë të shqiptarëve dhe shoqërisë por në të njejtën kohë do jemi korigjues si dhe do ngrejmë zërin për çdo tentim që bëhet për të kamufluar situata të caktuara dhe të përfitohen poena politik për punë që është dashur të mbyllen me vite të tëra por që janë mbajtur peng pikërisht për t’i shfrytëzuar
të njejtat për përfitime të poenave politike”, (sic), thuhet në kumtesën e krahut të Bilall Kasamit./Telegrafi/