Telegrafi

Lëvizja Besa ngushëllon Gjermaninë: Lutjet tona janë për popullin gjerman

Lëvizja Besa për Telegrafi Maqedoni, ka shprehur ngushëllimet e saj përmes një komunikate popullit gjerman pas sulmit terrorist në Mynih.

‘Bota ende po tronditet nga sulmet makabre e terroriste dhe kështu ende nuk po mund të marrë veten, andaj në këto momente dhembjeje mendimet tona e lutjet janë me popullin gjerman, pas aktit çnjerëzor të djeshëm në Mynih të Gjermanisë. Ky sulm sërish na bëri me dije se bashkimi ndaj të keqes është një nevojë e domosdoshme, që në të ardhmen aktet e këtilla çnjerëzore si vrasjet në Mynih, të mos na përsëriten më asnjëherë.

Lexo po ashtu MPJ: Deri në këtë moment nuk ka të vrarë apo të lënduar nga Maqedonia

Sulmet terroriste si ai i Mynihut, s’janë vetëm kundër Gjermanisë dhe popullit të saj, por janë sulme edhe ndaj vlerave qytetërimore evropiane të ngritura me shumë mund. Kështu, Lëvizja Besa shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Mynih.

Shpresojmë se duke qenë më të bashkuar për të luftuar të keqen e përbashkët që cenon sigurinë e gjithsecilit nga ne për çdo ditë – terrorizmi, do të gjejmë forca duke qenë të vendosur për ta goditur pamëshirshëm me aq sa mundemi’, thuhet nga Besa. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Nuk ka informata për qytetarë të Maqedonisë, në mesin e viktimave në Munih