Fillimisht fjalën e mori anëtarja e kryesisë qendrore nga Gostivari, Ermira Asani Salija e cili tha se: “Prandaj, të gjithë ju që doni ta ndihmoni çështjen shqiptare, t’i ndihmoni shqiptarët e Maqedonisë, atdheu i kësaj veprimtarie është Lëvizja BESA. Unë ju ftoj që mos të ngurroni, por të bashkoheni, sepse të rrish indiferent është njësoj sikur të jesh në anën e të ligës. Unë uroj që askush të mos e dojë atë anë”.
Mbrëmë u bë prezantimi i Këshillit Komunal i Komunës së Tetovës, i përbërë nga gjithsej 98 anëtarë, i cili për koordinator kishte zgjedhur Azbi Mahmudi.
Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Me këtë rast ai theksoi se: “Sonte e kemi këtë këshill para nesh që Tetovës dhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë t’ua kthejmë shpresën, krenarinë dhe dinjitetin. Që të dëshmojmë se nuk janë të gjithë shqiptarët aq pa dinjitet që, derisa një qytet i tërë helmohet, një ministër nuk ka guxim as të ofrojë dorëheqje morale. Që të dëshmojmë se ne nuk jemi si ata, që të dëshmojmë se ajo që neve na dallon prej atyre është guximi për të menduar lirshëm dhe për vepruar pa frikë”. /Telegrafi/