Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Mungon vullneti për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Maqedoni

Lëvizja Besa konsideron se pas publikimit nga Transparency International mbi indeksin e korrupsionit ”edhe një herë vërtetohet tendenca në rritje e korrupsionit në vendin tonë. Rezultati mesatar global në bazë të këtij raporti është me indeks prej 43, gjë që tregon korrupsion të lartë në sektorin publik të një vendi”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në reagimin e kësaj levizje mes tjerash thuhet se ”edhe një herë po dëshmohet se mungon vullneti për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit dhe akoma përballemi me ndërhyrje politike në gjyqësor dhe ndërhyrje të pajustifikuara në operacionet dhe proceset vendimmarrëse ditore të anti-korrupsionit dhe organeve gjyqësore. Po ashtu vlen të përmendet edhe fakti i hidhur se mediet dhe sektori civil vazhdojnë t’i vuajnë nga presionet e drejtpërdrejta, vazhdon trendi i keqpërdorimit të pushtetit ose i partive politike për financim të medieve pro-qeveritare, si dhe përdorim i inspektimeve tatimore për hakmarrje politike.

Një fakt tjetër shqetësues sipas këtij raporti është se rritja e korrupsionit dhe populizmi ose patriotizmi i rrejshëm, fenomen ky shumë prezent në shoqërinë tonë, janë të lidhura shumë ngushtë dhe janë në korrelacion me njëra-tjetrën.”/Telegrafi/

Exit mobile version