Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Modernizimi i shkollave shqipe nuk bëhet me shkatërrimin e arsimit

Lëvizja Besa me një komunikatë drejtuar Telegrafit në Maqdedoni ka pyetur ministrin e Arsimit Pishtar Lutfiu dhe kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, që të kuadro të BDI-së, se a është edhe projekti ‘Microsoft Showcase Classroom’ sa për sy e faqe.

”Në të vërtetë i puesim funksionarët e BDI-së se a kanë ata njohuri për kushtet në të cilat punojnë shkollat në gjuhën shqipe, ku mungojnë edhe pajisjet themelore? Siç e dimë, edhe në të kaluarën ka pasur paralajmërime për projekte, siç ishte ai “Kompjuter për çdo nxënës”, por ai nuk ishte funksional në shkollat shqipe, meqë aty nuk ka qasje në internet.

Problem tjetër për të cilin duhet të brengosen funksionarët e BDI-së, si dhe përfaqësuesit e Ministrisë e Arsimit, janë edhe programet e reja që nuk janë të përpunuara në mënyrë adekuate. Tekstet shkollore nuk korrespondojnë me plan-programin mësimor, ndërsa për shumë lëndë tekstet shkollore mungojnë dhe nxënësit janë të detyruar të mësojnë nga shënimet e diktuara – njësoj si në vitet e ’50-ta të shekullit të kaluar.

Sipas të dhënave në entin statistikor, 50% të filloristëve janë shqiptarë, por numri i shkollave, paraleleve dhe mësimdhënësve nuk korrespondon me numrin e nxënësve që mësojnë në gjuhën shqipe. Kemi numër më të madh të nxënësve, por kemi numër të vogël të mësimdhënësve, paraleleve e me këtë edhe të shkollave. ” shkruajnë mes tjerash nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Exit mobile version