Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Ministri Shaqiri punon me direktiva partiake, drejtoresha zbatonte politikat e BDI-së

Pas vendimit të Ministrit të Arsimit për t’ia marrë kompetencat Komunës së Tetovës për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, Lëvizja Besa akuzon ish drejtoreshën e gjimnazit se në kohën kur ishte në krye të këtij institucioni më shumë është marrë me politikat e BDI-së se sa me funksionimin e gjimnazit.

Kjo parti gjithashtu akuzoi ministrin e Arsimit, se po punon me direktiva partiake dhe në kundërshtim me Ligjin.

“Janë bë keqpërdorime të mëdha edhe gjatë realizimit të punëve ndërtimore, me ç’rast nuk është nënshkruar kontratë për furnizim siç parasheh Ligji, por kontratat janë bërë sy më sy ku vetëm për bekaton pllaka, janë shpenzuar më shumë se 298.000 denarë”.

“Pyesim ministrin Shaqiri publikisht, Jeton a je në vetëdije se këtë situatë dhe vendim e bën me porosi për tu hakmarrë ndaj tetovarëve apo thjesht zbaton urdhrat e shefit tënd. Jeton, a po i mbron personat që kanë keqpërdorur detyrën, kanë shkatërruar arsimin dhe kanë keqpërdorur buxhetin e shkollës edhe pse është në kundërshtim me Ligjin”, tha Besa Kadriu nga Lëvizja BESA.

Exit mobile version