Site icon Telegrafi

Lëvizja BESA mbështet punën e Prokurorisë Speciale Publike në Maqedoni

Përmes një reagimi dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja BESA deklaron se ”sot, si edhe në ditët e kaluara, jemi dëshmitarë të fushatës së organizuar për diskreditimin e institucionit të Prokurorisë Speciale Publike, gjithë kjo si orvatje për ta zbehur verdiktin e shumëpritur nga qytetarët e vendit për t’i vendosur aty ku e kanë vendin strukturat kriminele të pushtetit, të cilat edhe më tutje duan ta shpijnë vendin në humnerë.”

Në reagimin e kësaj lëvizje mes tjerash thuhet se ”kjo mjegulli është tepër e tejdukshme për gjithë opinionin vendas dhe më gjerë. Për këtë arsye, Lëvizja BESA edhe me këtë rast e ripërsërit mbështetjen e fuqishme për Prokurorinë Speciale Publike dhe kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të angazhohet në mënyrë që të mundësohet puna e papenguar e PSP-së në hetimin e rasteve për të cilat është themeluar ajo dhe mos të lejohet që znj. Janeva të tërhiqet zvarrë korridoreve të Parlamentit për të përmbushur kërkesën e deputetëve të inkriminuar të pushtetit.”/Telegrafi/

Exit mobile version