Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa mbështet protestën e nesërme kundër deponisë në Tetovë

Dje lagja ‘Dardania’ në Tetovë ka apeluar për protesta nesër para Komunës së Tetovës ku do të protestohet për deponinë e egër në dalje të Tetovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me një komunikatë të drejtuar Telegrafit në Maqedoni, Lëvizja Besa ka njoftuar se do të mbështes protestën që mban titullin “Largo deponinë nga qyteti!”.

Lexo po ashtu Të mërkurën protesta kundër deponisë së egër në Tetovë

”Lëvizja BESA ashtu siç ka qenë gjithnjë në mbështetje të zërit që kërkon mirëqenie mjedisore, edhe kësaj radhe do ta mbështetë protestën “Largo deponinë nga qyteti!”, që do të organizohet nga lagjja “Dardania” më 20 korrik në Tetovë. ” thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa./Telegrafi/

Lexo po ashtu LR-PDSH mbështet protestën e nesërme kundër deponisë në Tetovë
Exit mobile version