Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Mbështesim punën e PSP-së

Lëvizja Besa me një letër mbështetëse për Prokurorinë Speciale Publike dërguar Telegrafit në Maqedoni ka shkruar ”Besa kërkon hetim të plotë për ndriçimin e të gjitha rasteve dhe për këtë e inkurajon Prokurorinë Speciale, pasi që kjo do të na dërgonte në zgjidhjen e krizës politike në vend – kurse çdo pengim i punës së PSP-së do ta thellonte edhe më shumë krizën.”

Më tej nga Lëvizja Besa thonë ”Duke u nisur nga fakti se Prokuroria Speciale Publike punën e saj e zbaton në bazë të dispozitave ligjore, respektivisht urdhëresave gjyqësore për masat e posaçme të aprovuara për hetim, Lëvizja BESA plotësisht e mbështetë punën e Prokurorisë Speciale Publike e cila për qëllim ka hetimin se kush ka përgjuar në mënyrë joligjore në Maqedoni.”

Përgjimet e pa autorizuara dhe keqpërdorimi i tyre nga Qeveria OBRM-PDUKM dhe BDI, patjetër të ketë një epilog gjyqësor dhe përgjegjësi publike.” përfundojnë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Exit mobile version