Site icon Telegrafi

Lëvizja BESA mbajti tubim parazgjedhor në Cërnilishtë të Dollnenit

Lëvizja BESA e ka vazhduar fushatën e saj zgjedhore në Cërnilisht të komunës Dollnen për të realizuar takim me banorët e këtyre zonave, njofton Telegrafi Maqedoni.

Para të pranishmëvie ka folur bartësi i listës zgjedhore nga Rilindje me BESË në zonën e pestë zgjedhore, Arben Labënishti i cili ndër të tjera potencoi se vota e numrit 10-të në zgjedhjet e 11 dhjetorit, është numëri i dinjitetit, mirëqenies, shpresës dhe ardhmërisë së shqiptarëve.

Ndërkaq, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami deklaroi: “Ne ju japim BESËN se do të jemi zëri i juaj në Parlament. Në konventën promovuese mbrëmë në Vip Arena në Shkup, treguam se Rilindja me BESË është e ardhmja e shqiptarëve të Maqedonisë. Ata të tjerët të vrasin natën, kurse të vajtojnë ditën. Ata e hudhin gurin dhe e fshehin dorën. Ne në asnjë rast nuk i përgjigjem dhunës me dhunë, përgjigja jonë është me kulturë, e të mos ketë asnjë incident të vetëm mes vëllezërve tanë të një gjaku në këtë fushatë parazgjedhore. Platforma jonë ofron zgjidhjen e problemeve shqiptare në Maqedoni”./Telegrafi/

Exit mobile version