Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Kush e pengon rikonstruksionin e bulevardit “Nikolla Karev”?

Lëvizja Besa ka reaguar në lidhje me mos rikonstruimin e bulevardit ”Nikolla Karev” apo ndryshe siç njihet ”Rruga e Plastikave” njofton Telegrafi Maqedoni.

”Rikonstruktimi i bulevardit “Nikolla Karev” (“Rruga e plastikave”) ishte paraparë në dy buxhete vjetore të Qytetit të Shkupit, më 2014 dhe 2015, madje edhe për vitin 2016 Qyteti i Shkupit ka paraparë buxhet për këtë bulevard, por assesi të lëvizë nga pika zero.

Nisur nga kjo, Lëvizja BESA ngre shqetësimin e saj ndaj qasjes selektive të Shkupit kur bëhet fjalë për investime në vendbanimet shqiptare dhe vazhdon kështu ta kultivojë një kryeqytet me dy pamje: njëra bashkëkohore dhe, ana tjetër, afrikane. Në këtë pa dyshim ka meritën e saj edhe BDI-ja, si bashkëpunëtore e VMRO-së edhe në pushtetin lokal në Shkup dhe mbështetëse e projektit “Shkupi 2014”.

Për këtë arsye Lëvizja BESA në agjendën e saj ka përshkruar se ky shtet do të jetë i tillë vetëm nëse pranohet RIDEFINIMI i tij, që nënkupton edhe zhvillimin e politikave të drejta lokale. Ndërsa kjo mund të bëhet vetëm me njerëz pa hipoteka dhe profesionistë që dinë, duan dhe mund ta realizojnë atë.” thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/

Exit mobile version