Telegrafi

Lëvizja Besa: Kur do të udhëheqim me komunën e Tetovës do t’i dënojmë përgjegjësit për infrastrukturën katastrofale (Foto)

Lëvizja Besa me një reagim të drejtuar deri tek Telegrafi në Maqedoni ka kritikuar kryetaren e Komunës së Tetovës për rrugët e Tetovës që ata i cilësojnë si të shkatërruara.

”Rrugë të shkatërruara dhe kaos i vërtetë mbretëron në komunikacion në njërën nga lagjet më të vjetra të Tetovës – Çarshia e Epërme. Banorët e revoltuar ankohen tek BESA se tashmë 6 vite gjendja e rrugëve në këtë lagje e vështirëson funksionimin normal, duke akuzuar drejtpërsëdrejti kryetaren e Tetovës nga radhët e BDI-së, Teuta Arifit, si fajtore kryesore. Lëvizja Besa – Tetovë vlerëson se gjendja katastrofale e rrugëve në Tetovë është si pasojë e keq-menaxhimit të skajshëm nga komuna, dhe e dënon ashpër këtë papërgjegjësi të zyrtarëve komunal. Dikush do të ketë përgjegjësi dhe kjo do të ndodhë pasi Lëvizja Besa ta merr në menaxhim komunën e Tetovës pas zgjedhjeve komunale, me ç’rast një nga prioritetet tona do të jenë investimet në infrastrukturë për mirëqenien e qytetarëve të Tetovës.” shkruajnë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/