Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa, krahu i Kasamit, reagon ndaj vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, krahu i Bilall Kasamit në Lëvizjen Besa reagon ashpër ndaj vendimit më të ri të Gjykatës së Apelit.

Sipas këtij krahu, Gjykata “ka marr vendim skandaloz i cili nuk ka asnjë përmbajtje juridike, që dëshmon se gjyqësia është ende e kapur nga pushteti dhe vendimet e saj i sjell përmes imponimeve nga partitë në pushtet”.

Në reagim, mes tjerash thuhet se Gjykata e Apelit ka pranuar dëshmi të falsifikuara, që nuk janë paraqitur në shkallën e parë dhe ka pranuar dokumentacion me vulë që Lëvizja Besa e ka shpallur të pavlefshme.

Edhe përkundër këtij vendimi skandaloz, rikujtojmë se Lëvizja Besa jemi ne dhe se personi i vetëm i autorizuar në gjykatë është kryetari Bilall Kasami.

Jemi duke e njoftuar gjithë faktorin ndërkombëtar për këtë padrejtësi që po i bëhet Lëvizjes Besa dhe përmes kësaj do të dëshmojmë se Maqedonia është ende larg nga synimi për të qenë shtet ligjor dhe i drejtë”, thuhet në kumtesën e kësaj Lëvizje./Telegrafi/

Exit mobile version