Përmes një reagimi, Lëvizja BESA ka akuzuar koalicionin qeveritar VMRO-DPMNE – BDI, për ”merita të veçanta” në përkeqësimin e lirisë së shprehjes në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj lëvizje, lidhjet e mediave me partitë në pushtet prodhojnë censurë dhe kufizojnë fjalën e lirë të gazetarëve, duke u vënë në rrezik jeta e tyre pasi që përballen me kërcënime, shantazhe të llojeve të ndryshme, në rast të ndonjë raportimi hulumtues ose kritik, që ndërlidhen me koalicionin qeveritar.
Lëvizja BESA konsideron se mediat në gjuhën shqipe janë nën trysninë e BDI-së, ndërkaq raportin e fundit të ”Freedom House”, ku Maqedoninë e paraqesin si vend ku ka rënie të lirisë së mediave, e konsiderojnë si një dëshmi se sa e rëndësishme është përmbushja e kushteve të marrëveshjes së Përzhinos, një prej të cilave është edhe reforma në media./Telegrafi/