Telegrafi

Lëvizja Besa kërkon rigjykim për rastet “Sopoti”, “Monstra” dhe “Alfa”

Lëvizja Besa kërkon lirimin e të akuzuarve në rastet “Sopoti”, “Monstra” dhe “Alfa”, duke konsideruar se bëhet fjalë për proces të montuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputeti i kësaj partie politike, Rexhep Memedi kërkon që rastet të kthehen në rigjykim pasi që, sipas tij, bëhet fjalë për raste të montuara.

Në rastin e të dënuarit Qerimi, Memedi thotë se në video materialin nuk shihen fytyrat e vrasësve, ndërsa familja do të vendos nëse do ta çojë në ekspertizë këtë material.

Ai i bëri thirrje kryeprokurorit të ri që të veprojë e të mos bëhet i njëjtë si paraardhësi i tij./Telegrafi/