Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja BESA kërkon që urgjentisht dhe menjëherë të procedohen rastet e montuara ndaj shqiptarëve, “Monstra” dhe “Sopoti”.
Në kumtesën e kësaj partie, mes tjerash thuhet se ”derisa Prokuroria Speciale Publike u tregua shumë e shkathët dhe efikase dhe iu mjaftuan vetëm 24 orë për verifikimin e të kaluarës së ministrave të BDI – së, kërkojmë dhe presim që me të njëjtën urgjencë të procedohen edhe rastet “Monstra” dhe “Sopoti”, për të cilat ka prova të shumta të cilat e konfirmojnë pafajësinë e shqiptarëve të cilët padrejtësisht mbahen nëpër burgje.
Lëvizja BESA kërkon nga qeveria e Zoran Zaev që sa më parë të mundësojë prodhimin e vendimeve të drejta gjyqësore dhe të ndërprehet një herë e përgjithmonë funksionimi i drejtësisë me standarde të dyfishta.”/Telegrafi/