Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa kërkon ndryshime kushtetuese për të drejtat e shqiptarëve nëse votohet marrëveshja me Greqinë (Video)

Lëvizja BESA e udhëhequr nga Bilall Kasami, deklaroi se nëse në Kuvend bëhen ndryshimet kushtetuese, ata do të japin propozime për përparimin e të drejtave kushtetuese të shqiptarëve në Maqedoni, si populli i dytë më i madh.

Nënkryetari Abdush Demiri shton se gjatë zgjedhjeve eventuale parlamentare, ata nuk do të hynë në koalicion me LSDM-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lëvizja BESA si parti opozitare është e hapur me të gjitha forcat politike shqiptare, OJQ-të apo me grupe të intelektualëve që kanë prioritet faktorizimin maksimal të votës shqiptare si mundësi e vetme për një përfaqësim cilësor dhe shqiptarëve në Maqedoni” tha Demiri./Telegrafi/

Exit mobile version