Lëvizja Besa sot me një konferencë për shtyp ka numëruar pikat të cilat, ata thonë në njoftimin e dërguar Telegrafit në Maqedoni, i kanë gjetur në mesin 39.502 votuesve që u shpallën nga KSHZ.
Për të qenë të sigurt në këtë konstatim, ndërmorëm disa hapa konkrete dhe në fund, pas analizës së detajuar të listës zgjedhore dhe sidomos pas të dhënave që na erdhën nga strukturat tona të cilat kanë punuar vazhdimisht në terren dhe kanë ndërmarrë aktivitete në lidhje me rikthimin e këtyre votuesve të fshirë padrejtësisht, kemi konstatuar shumë probleme evidente dhe përdëftim të hipotezave tona në fillim të analizës. Konstatimet tona janë këto:
1.Emrat në këtë listë nuk janë fiktivë por realë;
2.Shumica e tyre janë shqiptarë;
3.Shumica e tyre janë me orientim opozitar;
Analizat tona dhe të dhënat nga terreni na sollën te konstatimi se në përmasa të mëdha hipotezat tona janë të sakta, ndërsa ndërkohë na dolën edhe probleme të tjera, që nuk i kemi parashikuar dhe pritur në fillim të analizës. Në vijim po i japim të dhënat dhe karakteristikat e analizës në formë të shkurtër:
-Shumica e votuesve të vendosur në këtë listë, pra rreth 90 %, janë njerëz realë, të cilët jetojnë dhe punojnë në Maqedoni;
-Mbi 70% e votuesve në listë janë shqiptarë;
-Shumë emra nga kjo listë rezultoi të jenë persona të afërm me funksionarët e lartë të Lëvizjes BESA, por edhe të subjekteve tjera opozitare;
-Shumica e votuesve në listë janë gra, mbi 60%;
-Ekzistojnë persona të cilët njihen publikisht dhe janë në këtë listë (p.sh.: profesorë universitarë, analistë, gjykatës të Gjykatës Kushtetuese etj)
-Një numër i konsiderueshëm i votuesve nga kjo listë janë persona të rinj, të cilët ndoshta do të votojnë për herë të parë.
-Ka pasur probleme gjatë funksionimit të softuerit për regjistrimin e personave që gjenden në listën për t’u fshirë.” thuhet në mes tjerash në reagimin e Lëvizjes Besa./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=VFspyyh2b14