Lëvizja Besa paralajmëron se ka gjasa që në Njësinë Zgjedhore 2 ta merr edhe një deputetë, prandaj edhe do të dorëzojnë edhe një ankesë.
Burime të Telegrafit Maqedoni nga Lëvizja Besa konfirmojnë se kjo lëvizje mund ta merr një deputet nga OBRM-PDUKM-ja, pasi që dallimi në vota është mjaft i ngushtë. Nëse KSHZ-ja e pranon ankesën e kësaj Lëvizje, atëherë Besa do të ketë 6 deputetë.
Një ndryshim i këtillë do të ngushtonte në një deputetë, dallimin në mes të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së.
Për këtë çështje, Lëvizja Besa do të mbajë një konferencë shtypi para selisë së KSHZ-së, rreth orës 14./Telegrafi/