Lëvizja Besa me një komunikatë drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka njoftuar se janë takuar me Shefin e Sektorit Politik në delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, Lukas Hollup.
”Në këtë takim është biseduar për aktualitetin politik, me çka përfaqësuesit e Besës e kanë njoftuar Hollup, se përkitazi me qeverisjen e ardhshme parakushtet themelore që Besa të diskutojë për mundësinë e përfshirjes në qeveri janë tri: se Besa pranon të marrë pjesë në qeverisje vetëm nëse në të nuk ka figura politike të inkriminuara dhe të dyshuara nga Prokuroria Speciale Publike; se Besa pranon të jetë e pjesë e bisedimeve për qeverisje vetëm nëse pranohet diskutimin për Ridefinimin e sistemit juridiko-kushtetues të shtetit dhe se Besa do të pranojë të bëhet pjesë e qeverisjes vetëm nëse marrëveshja qeveritare do të jetë transparente për publikun dhe e afatizuar.” shkruajnë nga Besa./Telegrafi/