Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: Gabimet në librin e Gjuhës Shqipe janë skandaloze

 

Përmbajtja e librit të Gjuhës Shqipe për klasën e pestë ka nxitur reagime edhe nga Lëvizja Besa e Bilall Kasamit.

Nga kjo parti gabimet i cilësojnë si skandaloze dhe akuzojnë ministrin Jeton Shaqiri nga radhët e BDI-së për politizim të arsimit.

“I bëjmë thirrje Ministrit të Arsimit, zotëri Jeton Shaqirit, që menjëherë të largojë nga përdorimi këtë libër, që fëmijët të mos mësojnë gjëra kaq të shpifura si rasti në fjalë. Si duket Ministri I Arsimit e ka keqkuptuar reformën në arsim, ai si reformë e sheh politizimin e skajshëm të arsimit, duke filluar nga punësimet e deri te tekstet shkollore”, deklaroi Faruk Avdiu nga Lëvizja Besa./

Për përmendjen e BDI-së në librin e Gjuhës Shqipe për klasën e pestë reagoi edhe Aleanca për Shqiptarët, por edhe partia maqedonase opozitare, OBRM-PDUKM./Telegrafi/

 

Exit mobile version