Me një reagim drejtuar Telegrafit në Maqedoni, Lëvizja Besa dega Zhelinë ka përgënjeshtruar kryetarin e komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi në lidhje me një koktel të organizuar në shkollën e fshatit Trebosh që nga Lëvizja Besa e cilësojnë si gënjeshtër.
”Dje, më 23.09.2016, në hapësirat e shkollës fillore “Fan Noli” në f. Trebosh është organizuar një koktej rasti se gjoja banorët e këtij fshati i ndajnë “Mirënjohje ndaj punës” së kryetarit të Komunës së Zhelinës. Për hir të së vërtetës dhe informimit të drejtë të opinionit publik dhe banorëve të Komunës së Zhelinës, ne si Lëvizje BESA – Zhelinë shprehim keqardhje nga ky mashtrim që u bëhet banorëve të f. Trebosh dhe opinionit në përgjithësi.”
”Në koktejin e organizuar në f. Trebosh nga disa militantë të paktë të BDI-së në Komunën e Zhelinës, në medie është paraqitur një mashtrim se kinse banorët e këtij fshati janë mirënjohës ndaj kryetarit aktual të Komunës së Zhelinës. Përkitazi me këtë jua bëjmë me dije banorëve të Komunës së Zhelinës se në këtë koktej të organizuar nga vetë BDI-ja janë grumbulluar njerëz nga të gjitha vendbanimet e Komunës së Zhelinës, por jo edhe nga fshati Trebosh.”
”Në fotografitë më poshtë do ta shihni edhe vetë se në sallë shumë rrallë mund të gjeni ndonjë banorë të fshatit Trebosh.” thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/