Telegrafi

Lëvizja Besa është për zgjedhje të parakohshme kuvendare me krijim të Qeverisë teknike

Nëpërmjet një njoftimi të Lëvizjes Besa thuhet se “pas dështimit të marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Lëvizja Besa shprehu qëndrimin e saj se ky dështim delegjitimon Qeverinë në tërësi dhe se zgjedhjet e parakohshme kuvendare janë opsioni më i mirë për të kërkuar përgjegjësi nga sovrani”.

“Për fat të mirë, sugjerimin e Lëvizjes BESA për zgjedhje të parakohshme kuvendare e kuptoi drejt dhe qartë edhe kryeministri i vendit Zoran Zaev i cili përfundimisht e kuptoj se është koha që legjitimiteti t’i kthehet sovranit, i cili do të vendosë se kujt do t’i bartë përgjegjësinë për të udhëhequr me shtetin pas zgjedhjeve kuvendare”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Zaev i dëshpëruar me Evropën, kërkon zgjedhje të reja

Nga Lëvizja Besa, në njoftim edhe njëherë ripërsëritën qëndrimin se janë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare sa më shpejt duke respektuar normat ligjore për krijimin e Qeverisë teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të qeta dhe demokratike./Telegrafi/