Lëvizja Besa e përkrah Ligjin për përdorimin e gjuhëve, edhe pse me këtë ligj nuk zyrtarizohet përdorimi i gjuhës shqipe, deklaroi sot deputeti Fadil Zendeli pas sjelljes së Ligjit për gjuhë.
“Ne si grup parlamentar më herët deklaruam se do ta përkrahim këtë ligj dhe sot votuam, siç votuam edhe në leximin e parë, por kemi vërejtje për të. Vlerësojmë se me këtë ligj nuk zyrtarizohet gjuha shqipe, por ka vetëm avancim të përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore”, tha Zendeli.
Deputeti i Lëvizjes Besa paralajmëroi se deputetët e grupit parlamentar të kësaj partie do të veprojnë të bashkuar, si deri më tani, në pajtim me platformën, programin dhe statutin e partisë./Telegrafi/