Lëvizja BESA e krahut të Bilall Kasamit njoftoi se do të dorëzojë katër amendamente në Kushtetutë. Nga kjo parti kërkojnë që gjuha shqipe të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase, shteti të kujdeset për të gjithë qytetarët e saj në mërgatë dhe Kryetari i Shtetit në votim të dytë të ligjit të mos ketë të drejtën e votës. Deputeti Fadil Zendeli nuk dëshiron që kërkesat e tyre të karakterizohen si kushtëzime për votimin e ndryshimeve kushtetuese.
“Kjo nuk është fjalor apo filozofi e partisë politike tonën. Ne konsiderojmë se kjo është e drejtë demokratike dhe se me vite shtyhet dhe arsyetohet skena politike dhe në këtë moment kur hapet Kushtetuta, do të duhej të zgjidheshin”, deklaroi Zendeli, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në raport me propozimet për pajtim dhe amnisti, Zendeli thotë se është për pajtim, por jo edhe për amnisti.
“Nëse amnistojmë bartës të funksioneve të larta, shkojmë në drejtim të gabuar. Ata që kanë gabuar para ligjit, duhet të përgjigjem”, shtoi Zendeli./Telegrafi/