“Pas tentimit të mbrëmshëm për grusht-shtet, të organizuar nga grup terroristësh – që siç u njoftua zyrtarisht janë të lëvizjes së Fethullah Gylenit – Lëvizja BESA e dënon ashpër këtë veprim antidemokratik dhe kundër-civilizues të këtij grupi terrorist dhe thekson se asnjëherë nuk do të njohë asnjë veprim që e vret popullin e tij, duke përdorë ushtrinë e popullit”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa, transmeton Telegrami Maqedoni.
Për këtë lëvizje mbetet i rëndësishëm fakti se mbrëmë përsëri fitoi demokracia dhe vullneti i popullit. “Për këtë e përgëzojmë popullin turk dhe urojmë që zhvillimi i shtetit turk dhe avancimi i vlerave demokratike në Turqi të vazhdojë edhe më tej”, porosisin nga BESA./Telegrafi/