Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: E dënojmë sulmin e sigurimit të Gruevskit në TV21 (Video)

Lëvizja Besa me një reagim të drejtuar Telegrafit në Maqedoni ka dënuar sjelljen e sigurimit të ish kryeministrit Gruevski ndaj gazetarit të televizionit 21 duke tentuar t’i fshyej inçizimet në telefon.

”Pas informacionit se persona të sigurimit të kryetarit të partisë në pushtet, Nikolla Gruevski, aleatit të BDI-së, kanë hyrë dhunshëm në zyrat e TV21 dhe kanë marrë dhunshëm materiale nga gazetarë të këtij televizioni, Lëvizja BESA edhe një herë ngre alarmin se pushteti i Maqedonisë është bërë i rrezikshëm seriozisht. Ndonëse edhe më parë qendra ndërkombëtare të mbrojtjes së lirisë së mendimit dhe të fjalës së lirë kanë tërhequr vërejtjen se jemi në gjendje serioze të kufizimit të fjalës së lirë, kjo që ndodhi sot me TV21 është dëshmi se ky pushtet nuk lexon më asnjë mesazh dhe se është verbuar plotësisht nga pasioni për pushtet. Përveç kësaj, kërkojmë të ndëshkohen ata që ndërhyjnë dhunshëm në media dhe, në këtë rast, kërkojmë edhe nga bashkësia ndërkombëtare që t’i marrë nën mbrojtje gazetarët, sepse ata vërtet janë të rrezikuar seriozisht nga pushtet.” thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Sigurimi i Gruevskit i kërkon gazetarit të Tv21 të fshi fotografitë nga telefoni (Video)

Gjithashtu lexo: CIVIL: Vazhdon sjellja banditeske e përdhunuesve të Gruevskit! (Video)

Gjithashtu lexo: Ja fotografia që sigurimi i Gruevskit kërkoi të fshihet (Foto)

Exit mobile version