Site icon Telegrafi

Lëvizja Besa: E dënojmë aktin vandal ndaj Shtëpisë së Alfabetit në Manastir

Lëvizja BESA e dënon ashpër tentativën për djegien e Shtëpisë së Alfabetit në Manastir duke e cilësuar këtë akt vandal si një provokim për 7 mars, ditën e mësuesit, festë kjo shumë e rëndësishme mbarëshqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Dëmtohet përsëri Shtëpia e Alfabetit në Manastir (Foto)

‘Ky akt qyqar, dhe kjo gjuhë e urrejtjes kundër shqiptarëve me të cilën po përballemi kohën e fundit, nuk i kontribuon aspak bashkëjetesës dhe kohezionit ndëretnik në Maqedoni, si një shoqëri multietnike.

Apelojmë deri te organet e rendit që në afat sa më të shkurtër ta zbardhin rastin dhe këta vandalë ta marrin dënimin e merituar. Njëherit apelojmë deri te qytetarët për qetësi dhe gjakftohtësi në këtë periudhë shumë të ndjeshme’, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Tekegrafi/

Exit mobile version